Transmetuar më 28-10-2018, 19:57

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pak minuta më parë për vrasjen e 35-vjeçarit, Kostandinos Kaçifa.

Përmes Twiterit, kreu i qeverisë kërkon nga grekët që të falenderojnë Zotin që nga kjo ngjarje nuk u humb asnjë jetë e pafajshme.

“Fqinj të dashur! Në vend ta quani të papranueshme humbjen e jetës së një të fandaksuri që qëlloi me plumba luftarakë mbi policinë tonë, e cila bëri vetëm detyrën e saj, bashkohuni me ne në falenderimin e Zotit që asnjë jetë e pafajshme nuk humbi sot nga marrëzia ekstremiste”, shkruan Rama në rrjetin social.

Ndërkohë, Policia e Shtetit ka reaguar për ngjarjen duke dhënë versionin e saj.

Sipas informacioneve, 35-vjeçari kishte qëlluar me armë në drejtim të policisë, deri sa kjo e fundit u përgjigj. /k.k/noa.al/