Transmetuar më 27-10-2018, 11:29

Kur pasioni shkon përtej dhimbjes. Rei Lida, një atlete japoneze, është bërë protagoniste e një gare stoike në “Princess Ekiden”, e cila u zhvillua në Fukuoka.

Por në fillim të garës, sportistja ka thyer këmbën, por gjithsesi zgjodhi të vazhdojë, deri sa i la stafetën shoqes së saj.

19-vjeçarja guxoi dhe u zvarrit rreth 300 metra deri në vijën e finishit, ku ia dha shiritin kolegës së saj të skuadrës në mënyrë që ajo të vazhdonte më tej garën.

Iida u dërgua më pas në spital, ku u trajtua për plagët e saj./b.l/noa.al/