Transmetuar më 27-10-2018, 07:59

E ardhmja e Neymar duket e sigurt, dhe me kalimin e muajve zërat për një rikthim të tijin në La Liga pritet të shtohen akoma më shumë.

Braziliani ka kujtime shumë të mira tek katalanët, me ish-shokët e ekipit që janë gati për ta mirëpritur sërish. Por, në qoftë se kjo pistë është e parealizueshme, O’Ney është gati të shkojë tek “Los Blancos”, njësoj si patrioti i tij, Ronaldo fenomeni.

Pavarsisht se tek PSG e trajtojnë si një mbret, Neymar nuk është fort i kënaqur me aventurën e tij në Francë, më shumë prej situatës, se sa prej qytetit.

Sipas mediave spanjolle, 26-vjeçari i ka rrëfyer shokut të skuadrës tek kombëtarja, Arthur, i cili luan gjithashtu tek Barcelona, se është gati për një rikthim në Katalunjë, duke shfaqur pendesë për largimin e tij 1 vit më parë.

Por, në rast se gjërat nuk funksionojnë me Barçën, Real Madrid qëndron gjithmonë gati, me Florentino Perez që nuk e ka fshehur kurrë admirimin e tij për O’Ney.