Një person tenton të fusë në Shqipëri 20300 paund britanik, i cili nuk i deklaroi në kufi gjatë hyrjes.
Personi në fjalë është ndaluar gjatë ditës së sotme në portin e Durësit nga Policia Policia Kufitare në bashkëpunim me Doganën dhe Sektorin e Trafiqeve të Paligjshme.
Mësohet se B.D., 40 vjeç lindur në Mat dhe rezident prej 7 vitesh në Londer të Anglisë, kishte mbërritur në Durrës me tragetin e linjës Bari- Durrës.
Nga kontrolli personal në prani të doganës, shtetasit B.D., i’u gjetën 5300 paund si dhe gjatë kontrollit të imtësishëm të mjetit, Policia gjeti të fshehura në tavanin e mjetit dhe 3 pako me vlera monetare 15.000 paund britanik.
Policia Kufitare ka bërë bllokimin e sasisë prej 20300 paund britanik ndërsa veprimet e mëtejshme po i kryen Drejtoria Vendore e Policisë Durrës për veprat penale “ Mosdeklarim të ardhurave në kufi” dhe "Pastrim të produkteve të veprës penale” ./a.k/noa.al/