Transmetuar më 18-10-2018, 13:43
Foto ilustruese
Kosova tashmë do të ketë Ushtrinë e saj. Në seancën e sotme parlamentare, Kuvendi votoi projektligjin për Forcat e Sigurisë së Kosovës.
Projektligji u votua me 98 vota pro, çka bën që FSK të kthehet në Ushtri të Kosovës.
Sakaq nëpërmjet këtij projektligji, përcaktohet organizimi dhe funksionimi i Forcave të Sigurisë së Kosovës.
Gjithashtu deputetët votuan edhe projektligjin për transformimin e ministrisë së FSK-së në Ministri të Mbrojtjes, me 101 vota pro.
Projektligji u fut në votim, si pikë e parë e rendit të ditës. Ndërkohë deputetët e Listës Serbe e bojkotuan seancën. /a.y/noa.al