Transmetuar më 25-09-2018, 07:35

Elegante dhe sportive në të njëjtën kohë. Dukesha e Sussex, Meghan Markle, nuk rresht së surprizuari dhe të mahnituri me hijeshinë dhe bukurinë e saj.

Në fotogaleri bashkëshortja e princit Harry të Anglisë, shihet majë takave duke lozur me top.

Ajo dhe Harry, takuan këtë të hënë yjet e sportit në Loughborough University, ku morën pjesë në Coach Core Aëards.

Eventi i themeluar nga Royal Foundation në vitin 2012, përfshin klasa të legjendave sportive.

Mes tyre bën pjesë maratonistja Paula Radcliffe, ylli i tenisit Laura Robson dhe anglezi Netballer Eboni Beckford-Chambers.

Meghan u pa me pantallona të zeza klasike, një xhaketë blu të errët dhe taka të larta, ndërsa gjatë gjithë kohës u shfaq e qeshur. /a.y/noa.al