Transmetuar më 24-09-2018, 11:11

U kërkoi vajzave që ta ndihmonin që të nxirrte macet, por sapo i futi në dhomë, u sul drejt tyre.  Julie Ann Orellana, një grua amerikane me origjinë nga West Virginia, vrau vajzën e saj 8 vjeçe dhe plagosi tjetrën 11 vjeçe, duke u sulur me një thikë kuzhine dhe një pistoletë, këtë të martë.

Gruaja u arrestua një ditë pas krimit, kur u gjet nga policia, teksa u sekuestrua thika, pistoleta dhe një letër ku shpjegonte dinamikën e ngjarjes, mbi atë që duhet të ishte projekti i saj.

Orellana donte që ti vriste të dyja vajzat dhe ti jepte fund jetës, por më e madhja, pasi pa motrën e vogël që vdiq nga goditjet me thikë, arriti të largohet duke u strehuar tek fqinjët ku dhe dha alarmin.

Kur ndihma e shpejtë mbërriti në banesë për 8-vjeçaren nuk kishte më shpresë.

Ndërkohë vajza e madhe u transportua në spital me dëmtime të lehta, ku dhe tregoi gjithçka, shkruan noa.al.

Mësohet se gruaja i kishte futur vajzat në dhomë, duke iu kërkuar që të nxirrnin macet poshtë krevatit, ndërsa më tej i bllokoi dhe nisi ti godasë. Ndërkohë tani policia po heton për të zbuluar motivet që e shtynë gruan drejt një akti të tillë. /a.y/noa.al