Transmetuar më 24-09-2018, 10:27

Vrasin një grua shtatzënë dhe i marrin fëmijën që mbante në bark. William Hoehn dhe partnerja e tij Brooke Crews, akuzohen për vrasjen e Savannah Greywind, e cila ishte në muajin e tetë të shtatzënisë.

Në fillim e mbytën dhe më pas i çanë barkun dhe i morën fëmijën, në shtëpinë e tyre në Dakotën e Veriut, SHBA.

Ngjarja makabër daton në gusht të vitit 2017, kur Greywind, kishte shkaur në shtëpinë e shoqes së saj Broke, pa e menduar se gruaja mund ti bëne diçka të tillë.

Alarmi u dha nga nëna e gruas shtatzënë, e cila duke mos patur dijeni për disa orë se ku ndodhej, lajmëroi policinë.

Efektivët e policisë, shkuan në shtëpinë e vrasëses, duke zbuluar se në fillim Greywind, i kishin zënë frymën, dhe më pas i çanë barkun, prej nga i nxorën fëmijën.

Hoehn akuzohet si bashkëpunëtor i gruas. Bazuar në dëshminë e tij, rezulton se William kishte mbërritur në vendin e ngjarjes, kur partnerja e kishte nxjerrë foshnjën nga barku.

“Kjo është vajza jonë, tani jemi një familje”, i tha gruaja e cila nuk bënte dot fëmijë.

Çifti u arrestua nga policia dhe janë në pritje të dënimit, ndërkohë që vogëlushja u dha tek babai i saj biologjik. Ata u shpallën fajtor dhe ditët e para të tetorit, pritet të jepet dënimi ndaj tyre. /a.y/noa.al