Transmetuar më 24-09-2018, 08:58

Ditën e sotme mblidhet seanca parlamentare, teksa opozita vijon bojkotin. Seanca do të nisë në orën 10.00 të paradites së sotme, ndërsa Partia Demokratike do të zhvillojë mbledhje paralele një orë më vonë.

Ditën e sotme, kryedemokrati Lulzim Basha do të prezantojë masat antimafia për çlirimin e ekonomisë nga korrupsioni dhe oligarkia.

PD thotë se alternativa e saj ka për qellim sekuestrimin e pasurive publike të fituara me kontrata në kundërshtim me ligjin.

Rendi i ditës i punimeve të Kuvendit

1.Miratimi i procesverbalit të seancës plenare të datës 20.9.2018 (neni 44, Rregullore)

2.Njoftimi i projektligjeve të depozituara në Kuvend (neni 44, pika 3 e Rregullores)

3.Projektligji “Për një ndryshim në ligjin nr. 102/2015, “Për sektorin e gazit natyror”

4.Projektligji “Për dhënien me qira të tokës bujqësore e pyjore, të livadheve dhe kullotave”

5.Projektligji “Për aderimin në aktin e Gjenevës të marrëveshjes së Lisbonës për emërtimet e origjinës dhe treguesit gjeografikë”.

Të mbartura për votim:

– Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë” (Neni 81/2 i Kushtetutës dhe nenet 73-77, Rregullore, votim me shumicë prej 3/5 e të gjithë anëtarëve të Kuvendit)

– Projektligji “Për një ndryshim dhe shtesë në ligjin nr. 8378, datë 22.7.1998 “Kodi Rrugor i Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar”” (neni 81/2 i Kushtetutës dhe nenet 73-77, Rregullore, votim me shumicë prej 3/5 e të gjithë anëtarëve të Kuvendit)

-Diskutime për çështje jashtë rendit të ditë. /a.y/noa.al