Transmetuar më 24-09-2018, 07:29

Dy ditë më parë u bë e ditur që një nga figurat më të njohura të Top Channel e që i ka munguar ekranit, Monika Stafa është rikthyer.

Pasi u shkëput dy vite, Monika u shfaq duke dhënë lajmet e mesditës.

Me ardhjen e Monikës, një tjetër figurë e njohur, prezantuesja Beti Njuma po mendon largimin.

Burime kanë thënë për ‘Prive’ se largimi i Betit rikthen në vëmendje raportin jo të mirë mes saj dhe Monikës.

Dy prezantueset janë përplasur publikisht në vitin 2012 e që atëherë kanë rivalitet.

Beti deri tani kishte rol kryesor në lajmet e Topit, por thuhet se prezantuesja po shqyrton ofertat për të kaluar në Ora News. Megjithatë lëvizja e Betit nuk është e konfirmuar ende nga vetë prezantuesja.