Transmetuar më 22-09-2018, 11:37

Kryeministri Edi Rama reagon lidhur me shkatërrimin e grupit kriminal “Bajri”, gjatë të cilit u arrestuan 11 persona dhe dy të tjerë u shpallën në kërkim.

Ai thotë se Policia e Shtetit foli përsëri me forcën e vendosmërisë sonë në luftën kundër krimit.

“Forca e Ligjit prangosi rrjetin kriminal të Shkodrës pas një pune policore disamujore të shtrirë edhe jashtë vendit. Respekt dhe për vendosmërinë e Prokurorisë. Forca e Ligjit po përshkallëzohet”, shkruan Rama.

Të arrestuarit e grupit kriminal janë Behar Brajoviq (Bajri) arrestuar në Roterdam, Holandë; Samet Halluni, i arrestuar në Roterdam, Holandë; Ilir Rustemi, i arrestuar në ndërhyrjen e datës 6 shtator në Shkodër; Emrah Plaku, i arrestuar në ndërhyrjen e datës 6 shtator në Shkodër; Astmer Bilali, i arrestuar në ndërhyrjen e datës 6 shtator në Shkodër; Armir Grimaj, arrestuar në Shkodër; Safet Rustemi (Bajri), i arrestuar në Tiranë; Fabiol Rexhepi, i arrestuar në Shkodër; Ismet Idrizi, i arrestuar në Shkodër; Denis Brajoviq, i arrestuar në Tiranë dhe Klaudio Hoxhalliu, i arrestuar në Tiranë.

Ndërsa në kërkim u shpallën dy anëtarë të këtij grupi kriminal, për të cilët Gjykata ka dhënë masën e sigurisë “Arrest me burg”, E.Bajri, 45 vjeç, dhe N.H., 34 vjeç.

Akuzat ndaj anëtarëve të këtij grupi kriminal janë: “Vrasje me dashje e mbetur në tentativë”, në bashkëpunim, “Vrasje me dashje”, e kryer në bashkëpunim, “Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve dhe municioneve luftarake”, “Organizim i lotarive të palejuara”, “Pastrim i produkteve të veprës penale” të kryer në bashkëpunim, “Shtrëngim me anë të kanosjes ose dhunës për dhënie të pasurisë”, kryer në bashkëpunim, “Përkrahje e autorit të krimit”, “Moskallëzim krimi”, “Prodhim e shitje e lëndëve narkotike”, vepra penale këto të kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal. /a.y/noa.al

Shkatërrimi i bandës “Bajri”, mes të arrestuarve trajneri i njohur dhe kandidati për deputet

Vrasje, drogë dhe kanosje, 11 të arrestuar në Shqipëri dhe Holandë/ Kush janë të prangosurit e grupit "Bajri"