Transmetuar më 22-09-2018, 11:09

Deputeti demokrat Edi Paloka, reagon lidhur me shkatërrimin e grupit kriminal “Bajri”, gjatë të cilit u arrestuan 11 persona dhe dy të tjerë u shpallën në kërkim.

Por ai hedh pretendimin se pjesë e përgjimeve është edhe ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati.

“Paska dale Drejtori i Policisë, i emëruari i Agron Xhafajt, për të deklaruar suksesin e policisë ne arrestimin e Bajrajve. “Kemi 6 muaj që i përgjojmë”, thuhet në deklaratë.

Një pyetje kam për ata që paskan përgjuar; a ju ka dalë në ndonjë përgjim Ditmir Bushati, apo dhe atë e keni fshehur si keni bere me përgjimet e tjera…”, shkruan Paloka.

Super-operacioni i koduar “Oaz”, u zhvillua në Shkodër, Tiranë dhe Roterdam të Holandës, si pjesë e aksionit “Forca e Ligjit”, pas hetimeve disa mujore.

Të arrestuarit janë Behar Brajoviq (Bajri) arrestuar në Roterdam, Holandë; Samet Halluni, i arrestuar në Roterdam, Holandë; Ilir Rustemi, i arrestuar në ndërhyrjen e datës 6 shtator në Shkodër; Emrah Plaku, i arrestuar në ndërhyrjen e datës 6 shtator në Shkodër; Astmer Bilali, i arrestuar në ndërhyrjen e datës 6 shtator në Shkodër; Armir Grimaj, arrestuar në Shkodër; Safet Rustemi (Bajri), i arrestuar në Tiranë; Fabiol Rexhepi, i arrestuar në Shkodër; Ismet Idrizi, i arrestuar në Shkodër; Denis Brajoviq, i arrestuar në Tiranë dhe Klaudio Hoxhalliu, i arrestuar në Tiranë.

Ndërsa në kërkim u shpallën dy anëtarë të këtij grupi kriminal, për të cilët Gjykata ka dhënë masën e sigurisë “Arrest me burg”, E.Bajri, 45 vjeç, dhe N.H., 34 vjeç.

Akuzat ndaj anëtarëve të këtij grupi kriminal janë: “Vrasje me dashje e mbetur në tentativë”, në bashkëpunim, “Vrasje me dashje”, e kryer në bashkëpunim, “Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve dhe municioneve luftarake”, “Organizim i lotarive të palejuara”, “Pastrim i produkteve të veprës penale” të kryer në bashkëpunim, “Shtrëngim me anë të kanosjes ose dhunës për dhënie të pasurisë”, kryer në bashkëpunim, “Përkrahje e autorit të krimit”, “Moskallëzim krimi”, “Prodhim e shitje e lëndëve narkotike”, vepra penale këto të kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal. /a.y/noa.al

Shkatërrimi i bandës “Bajri”, mes të arrestuarve trajneri i njohur dhe kandidati për deputet

Vrasje, drogë dhe kanosje, 11 të arrestuar në Shqipëri dhe Holandë/ Kush janë të prangosurit e grupit "Bajri"