Transmetuar më 22-09-2018, 10:39

U ul në lokal për ti dhënë gji të bijës, por u dëbua prej tij për shkak se nuk konsumoi asgjë. Kaley Louise Riley, një nënë 29-vjeçare angleze ndodhej me pushime në Cornovaglia, kur u ul në një tavolinë të Costa Coffee, në mënyrë që ti jepte gji të bijës.

Gruaja tregoi se u dënua nga aty, për shkak se nuk po konsumonte asgjë.

Kaley thotë se donte të konsumonte, por se fillimisht donte të qetësonte të bijën dhe më tej do shkonte të porosiste, por nuk pati kohë.

“Karroca e Scarlet ishte thyer, jashtë binte shi dhe ajo kishte shumë uri. Sapo pashë Caffe Costa hyra brenda, ishte plot me njerëz dhe u mënjanova në një qoshe. Kishte radhë për shkak se është me vetëshërbim dhe sapo të mbaroja së ushqyeri vajzën, do porosisja dhe unë. Por një pjesëtar i personelit u ngrit dhe më kërkoi të largohesha. Isha dhe jam shumë e acaruar, pavarësisht çdo fjale që iu thashë më nxorrën”, shkruan Kaley në Facebook.

Pas denoncimit të saj reagoi vetë kompania, e cila e falënderoi për raportimin.

“Zakonisht presim që kushdo që hyn në dyqanet tanë të blejë një produkt ushqimor ose pije. Në këto rrethana, këshillojmë që të flitet me drejtuesin e dyqanit në mënyrë që të njihet situata. Më pas do të jetë vendimi i tyre, ai që do të thotë nëse mund të qëndrohet ose jo”, tha kompania. /a.y/noa.al