Transmetuar më 20-09-2018, 21:36
Kryeministri Edi Rama

Mazhoranca votoi sot në parlament ndryshimet në ligjin e teatrit duke i hapur rrugë shembjes së godinës aktuale dhe ndërtimit të së resë.

Tashmë mazhoranca duket e vendosur për ta çuar deri në fund projektin.

Përballë një paneli gazetarësh në emisionin "Opinion", Rama mbrojti ligjin që sipas tij ka marrë edhe “bekimin” nga Komisioni Evropian.

Rama pranoi se kur ishte Ministër Kulture e futi godinën e teatrit në ansamblin muzeal, por tha se “kanë kaluar 20 vite që atëherë”.

Shefi i qeverisë u ndal edhe te gjendja e godinës aktuale. Ai tha se teatri ekzistues nuk ka vlera historike dhe është shndërruar në një “ngrehinë pa vlerë”./a.m./noa.al/