Transmetuar më 20-09-2018, 08:53

Kuvendi mblidhet ditën e sotme, në seancën e radhës parlamentare, e cila pritet të nisë në orën 10.00.

Ndërkohë opozita, ashtu siç ka bërë qysh nga nisja e sesionit të ri parlamentar, do të bojkotojë.

Ajo do të jetë sot në Vlorë, nga ku zhvillon paralelisht mbledhje, dhe ku shprehen shqetësimet e rastit.

Por ndërsa PD dhe LSI do jenë në Vlorë, dy deputetë të kësaj të fundit do të jenë në seancë.

LSI bën me dije se deputetët që do marrin pjesë, janë Lefter Koka dhe Vangjel Tavo.

“Ata do të jenë vetëm për procedurë, pasi janë në limitet e afatit 6 mujor të mosprezencës në sallë. Ata do jenë sot në Parlament për të shmangur djegien e mandateve dhe pas kësaj do të rilënë sallën menjëherë. Tavo dhe Koka kanë munguar për arsye familjare”, njofton LSI.

Sakaq mazhoranca pritet të votojë sot në Kuvend ligjin për Teatrin e ri, pasi socialistët kanë pranuar dekretin e Presidentit Ilir Meta për ligjin e Teatrit, duke bërë disa ndryshime.

Një nga këto ndryshime është ajo e hapjes së garës për këtë projekt. /a.y/noa.al