Transmetuar më 20-09-2018, 08:39

Kryeministri Edi Rama, e ka nisur këtë të enjte, me anë të një video, ku del me shifra të detajuara për punësimin.

Nëpërmjet një grafiku të detajuar, bëhet me dije se të punësuarit nga janari deri në gusht janë 20 764.

Më tej, në hartën e Shqipërisë, jepet numri i të punësuarve për çdo qark.

Por Rama nuk kursen thumbimet as për skeptikët, duke u thënë se çdo gjë është e punuar me të dhënat e fundit.

“Duke u thënë paraprakisht të tërë atyre këtu, që do shajnë e do përqeshin (si gjithmonë kur flitet për punën dhe punësimin) se çdo numër në këtë videoinformacion është një i punësuar rishtas, me emër dhe mbiemër në regjistrin e sigurimeve shoqërore, ju uroj një ditë të mbarë. E gjithë vëmendja për ju”, shkruan Rama. /a.y/noa.al