Transmetuar më 19-09-2018, 21:14
Foto ilustruese

Një skemë kontrabandimi që ka befasuar edhe vetë punonjësit e policisë është zbuluar në Portin e Durrësit.

Mjeku dhe infermieri i ambulancës së Autoritetit Portual janë arrestuar për kontrabandimin e cigareve.

Për të marrë stekat e paketave nga anijet që ankoroheshin në port ata përdornin ambulancën e punës, duke shmangur kështu kontrollet.

Në kuadër të operacionit të koduar “Cigarettes”, policia ka vënë në pranga shtetasit Artan Dhima 49 vjeç, banues në Durrës, doktor në Autoritetin Portual Durrës dhe Zamir Çyrbja 41 vjeç, shoferi i ambulancës në Autoritetin Portual Durrës.

Policia thotë se është dokumentuar me prova shkencore se ata merrnin në bashkëpunim steka duhani të markave të ndryshme pa pullë fiskale të autoriteteve shqiptare në tragetet që ankoroheshin në Portin e Durrësit duke i futur në mënyrë kontrabandë me një mjet ambulancë dhe në vijim ua shisnin personave të ndryshëm.

Policia sekuestroi në cilësinë e provave materiale:

300 paketa të markave të ndryshme;

1 mjet i llojit ambulancë, tip Volksvagen, i cili shërbente për futjen e cigareve kontrabandë në Portin e Durrësit; 1 automjet tip Ford që shërbente për transportin e cigareve nga Porti I Durrësit në shpërndarjen e tyre pranë personave të ndryshëm; 2 aparate celularë.

Nga ana e grupit hetimor vijojnë hetimet për identifikimin e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale./a.m./noa.al/