Transmetuar më 19-09-2018, 20:41
Policia greke, foto ilustruese

Me prangosjen e kreut të saj, është shkatërruar një prej bandave më të rrezikshme në aktivitetin e grabitjeve në zonën e Atikës në Greqi.

Policia greke ka arrestuar pas më shumë se një viti në kërkim një 59-vjeçar identiteti i të cilit nuk bëhet me dije.

Ai ishte kreu i një bande që kryente grabitje kryesisht në vilat e VIP-ave.

Anëtarët e tjerë të grupit ishin arrestuar para një viti e gjysmë ndërkohë 59-vjeçari kishte mundur të arratisej.

Kësaj bande i faturohen të paktën 48 grabitje në vila luksoze.

Shqiptari i arrestuar ka fituar të paktën një milionë euro nga grabitjet e kryera.

Disa prej viktimave të grabitësve kanë qenë edhe emra të njohur në Greqi si Tata Kamborelli de Nikos Vertis./a.m./noa.al/