Transmetuar më 19-09-2018, 13:10

Vajza e saj 18 vjeçe humbi jetën në një aksident rrugor dhe ajo nuk e përballoi dot dhimbjen.

Një grua me emrin Natalia Hood, e pikëlluar nga humbja e madhe, bëri një postim prekës në Facebook, ku shkroi, “Dua vetëm të më kthehet sërish vajza”.

Në rrjetin social ishin të shumtë miqtë dhe të afërmit që i shkruan gruas, për ti dhënë forcë. Por me sa duket zemra e saj nuk e mbajti dot dhimbjen, duke ndërruar jetë pak orë më vonë, ku dhe u gjet e vdekur në dhomën e gjumit.

Historia e trishtë vjen nga Canterbury, në Angli. Natalie Hood nuk e pranonte dot vdekjen e së bijës Casey dhe nuk gjente dot ngushëllim.

Por përballë fjalëve mbështetëse, ajo iu kishte shkruar një mesazh të gjithëve, “Ju falënderoj për mendimet, lutjet dhe kujtimet tuaja. Casey ishte vërtetë unike dhe unë jam këtu e ulur, e shkatërruar prej faktit se nuk do mund ta shohë më kurrë. Fëmijë ju lutem luani në mënyrë të sigurtë”.

Vetëm pak orë pas këtij postimi të bërë më 15 shtator gruaja u gjet e vdekur, ku dyshohet infarkt në zemër.

Në aksidentin tragjik ku humbi jetën vajza e saj Casey, gjeti vdekjen edhe një shoqja e saj Lucy Leadbeater, 27 vjeçe si dhe dy persona të tjerë u plagosën, shkruan noa.al.

Mes mesazheve të ngushëllimit për shuarjen e nënës dhe vajzës, ishin të shumtë ata që shkruan, “Natalie do të kujdeset për vajzën e saj në parajsë. Nënë e bijë, dy engjëj”. /a.y/noa.al