Transmetuar më 19-09-2018, 11:47

Plotë 12 foshnja të vdekura, të fshehur në kuti kartoni, u zbuluan në një spital në Kenia, pas një vizite të beftë të guvernatorit të Nairobi, Mike Sonko.

Një mjek dhe dy anëtarë të tjerë të stafit të Pumwani Maternity Hospital, u pezulluan nga puna. Ndërkohë vetë guvernatori publikoi pamjet e vizitës në spital, për të treguar zbulimin makabër.

Sonko nëpërmjet një postimi në Facebook, thotë se fëmijët kanë vdekur në mënyrë të mistershme.

Mësohet se guvernatori kishte mbërritur me motor pa paralajmërim këtë të hënë, pasi kishte marrë një video ku shiheshin disa punonjës të spitalit, duke transportuar trupat e pajetë të foshnjave, nëpër reparte, shkruan noa.al.

Po ashtu ai konstatoi mungesën e mjekut gjinekolog, i cili duhet të ishte në detyrë.

Pasi shkëmbeu disa batuta me personelin, Sonko dhe bashkëpunëtorët e tij, bën zbulimin e 12 trupave të foshnjave, të mbështjellë me qese plastike dhe të mbyllur në kuti kartoni. /a.y/noa.al