Transmetuar më 19-09-2018, 11:08

“Seksualiteti, seksi, është një dhuratë që Zoti na e jep. Nuk ka tabu. Ka dy qëllime: dashurinë dhe gjenerimin e jetës. Është një pasion! Dashuria e vërtetë është pasion”.

Është kjo ajo që ka thënë Papa Françesku, duke iu përgjigjur pyetjeve të një grupi të rinjsh në dioqezën franceze të Grenoble-Vienne këtë të martë.

“Dashuria mes një burri dhe një gruaje kur është pasionante, i jep jetë jetës. Kjo gjë vlen kur jepet me mish dhe me shpirt”, tha Papa.

Sipas tij, kur Zoti krijoi burrin dhe gruan, Bibla thotë se që të dy janë të ngjashëm me Zotin dhe jo vetëm Adami me Evën.

“Jezusi shkon përtej dhe thotë se për këtë arsye burri dhe gruaja, do të lënë prindërit dhe do të bashkohen duke u bërë një person i vetëm, një identitet i vetëm, një mish i vetëm, kjo është madhështia e seksualitetit”, u shpreh Papa.

Kreu i Vatikanit shtoi më tej, se është interesante se si seksualiteti është pika më e bukur e krijesës, në sensin që burri dhe gruaja janë krijuar me imazhin dhe ngjashmërinë dhe Zotin, shkruan noa.al.

“Shumë para fitohen me industrinë e pornografisë, por kjo është degjenerim në raport me atë për të cilën e dhuroi Zoti”, shtoi më tej Papa. /a.y/noa.al