Transmetuar më 19-09-2018, 10:50

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur ditën e sotme, koordinatorët e bashkëqeverisjes, ku janë raportuar problemet e qytetarëve, të cilat kanë gjetur zgjidhje.

Në fjalën e rastit ai tha se detyrimet e zyrave të shtetit, duhet të kthehen në zyra shërbimi, dhe platforma jep zgjidhje.

Por sipas tij platforma “shqiperiaqeduam.al” nuk është gjykatë dhe nuk mund të zgjidhë gjithçka.

Më tej ai shtoi se e rëndësishme është që rastet e mbetura pezull për vite, me kosto të mëdha, jo vetëm financiare por edhe morale të pasohen me një hetim administrativ. “Përgjegjësit do të marrin ndëshkimin e merituar. Nga sot, çdo të mërkurë, paralelisht me rastet e zgjidhura, me ministren e Drejtësisë do të bëjmë me dije rastet e ndëshkimit dhe përgjegjësit”, u shpreh Rama. /a.y/noa.al