Transmetuar më 18-09-2018, 21:17
Foto ilustruese

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Itali ku një shqiptar i dëshpëruar, është përpjekur të rifitojë zemrën e ish-të dashurës në një mënyrë që i kushtoi shtrenjtë.

Shqiptari 39-vjeçar identiteti i të cilit nuk bëhet me dije i ka bërë një telefonatë me video ish-partneres italiane.

Në ato momente, ai ka drejtuar nga vetja një pistoletë dhe i është drejtuar me fjalët “lamtumirë dashuria ime”.

Në ato momente videoja shkëputet duke dhënë përshtypjen se ai i dha fund jetës.

Italiania e tronditur ka njoftuar policinë e cila ka shkuar drejt banesës së shqiptarit.

Por, atje ka gjetur 39-vjeçarin mjaft të qetë dhe të shtrirë në divan duke parë televizor.

Policia ushtroi kontroll dhe gjeti pistoletën. Shqiptari u arrestua për armëmbajtje pa leje, që mund t’i kushtojë një dënim disa vite burg./a.m./noa.al/