Transmetuar më 18-09-2018, 20:29
Debati mes Shehajt dhe Metës

IKMT zhvilloi një aksion në Jalë për prishjen e disa godinave pa leje.

Situata doli nga kontrolli dhe i gjithë aksioni u shoqërua me konfrontime të ashpra mes pronarëve të godinave dhe policisë së shtetit.

Banorët e zonës thanë se kanë ndërtuar në tokat e tyre dhe se për aksionin nuk ishin njoftuar. Ndërkohë, IKMT në reagimin për mediat sqaroi se godinat në fjalë janë të jashtëligjshme.

Në terren u nisën edhe disa deputetë të PD pas konfrontimeve. Deputeti Agron Shehaj ka debatuar ashpër me përfaqësuesin e IKMT Fatmir Meta.

Sipas selisë blu, ai ka kërcënuar deputetin. Kreu i PD Lulzim Basha doli në një konferencë të jashtëzakonshme për mediat ku paralajmëroi kryeministrin Rama se do mbajë përgjegjësi nëse u ndodh gjë deputetëve.

PD publikoi edhe pamje nga debati mes Shehajt dhe Metës, që sipas PD, është një prej bashkëpunëtorëve në vrasjen e Azem Hajdarit 20 vite më parë./a.m./noa.al/