Transmetuar më 18-09-2018, 19:14
Ambasadori Luigi Soreca jep mesazhin e parë

Luigi Soreca është ambasadori i ri i Bashkimit Evropian në Tiranë.

Duke filluar nga sot, diplomati ka nisur zyrtarisht detyrën në Tiranë në krye të delegacionit të BE.

Ai ishte sot në Presidencë ku i dorëzoi kredencialet kreut të shtetit Ilir Meta.

Pas prezantimit zyrtar dhe marrjes së detyrës, ambasadori i cili është me origjinë italiane ka dhënë një video-mesazh publik.

Ai thekson se vjen në Shqipëri në një periudhë të rëndësishme ndërsa nënvizon se objektiv do të jetë integrimi i Shqipërisë.

“Besimi i këtij posti në këtë moment jetik për Shqipërinë, është privilegj dhe nder i madh për mua. Mirëpres bashkëpunim me të gjithë ju, për arritjen e ambicies sonë të përbashkët për ta sjellë Shqipërinë në familjen e Bashkimit Europian”, thotë ambasadori./a.m./noa.al/