Transmetuar më 17-09-2018, 22:34

Një plagosje me armë zjarri dyshohet se ka ndodhur në Tiranë.

Ngjarja dyshohet se ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën "Shefqet Musaraj".

Policia njofton se ka marrë një telefonatë ku dyshohet se një person ka plagosur me armë zjarri  një shtetas.

Efektivët blu, kanë shkuar në vendin e ngjarjes, për verifikimin e informacionit por deri tani nuk është evidentuar asnjë i plagosur.

Po kryhen veprimet përkatëse në lidhje me ngjarjen./a.k/noa.al/