Transmetuar më 17-09-2018, 21:45

Diçka e rrallë ka ndodhur gjatë fluturimit të një avioni që u nis Arabia Saudite drejt Filipineve.

Një grua mësohet se ka sjellë në jetë foshnjen gjatë fluturimit.

Sipas mediave ndërkombëtare foshnja erdhi në jetë në kushte qiellore.

Kjo gjë ndodhi për shkak se gruas i erdhën dhimbjet e lindjes por fatmirësisht pranë iu gjend Dr. Jan Saret, një mjeke që punon në Riad. 

Ajo së bashku me stjuerdesat e shndërruara në mami-infermiere prej situatës së pazakontë, asistuan në lindjen me sukses të foshnjes.

“Kjo është hera e parë që kam realizuar lindje në këto rrethana”, tha Dr. Saret.

Doktoresha mori një letër falënderimi nga kompania ajrore saudite./a.k./noa.al/