Transmetuar më 17-09-2018, 18:58
Lulzim Basha gjatë një deklarate për mediat

Sot ishte dita e parë e shkollës, por për opozitën ishte një ditë aksioni për të denoncuar problemet në sistemin arsimor.

Një prej çështjeve të ngritura ishte mbyllja e disa shkollave dhe klasave kolektive.

Kryeministri iu përgjigj me një mesazh në Twitter opozitës ku i cilësonte akuzat “shfaqje të kukullave”.

Por, i menjëhershëm ishte edhe reagimi i kreut të opozitës Lulzim Basha.

Po përmes Twitterit, Basha shkruan se kryeministri aktual është më i dështuari në 30 vite dhe një “kukull e krimit”.

“Kukulla e krimit Edi Rama, më i paafti dhe i dështuari politikan në 30 vite, mbyll 133 shkolla dhe akuzon opozitën pse thotë të vërtetat që di çdo prind e nxënës! Sa më gjatë kryeministri i çarterave dhe luksit, aq më shumë shkolla të rrënuara dhe fëmijë të braktisur në Shqipëri”, shkruan Basha./a.m./noa.al/

Rama i përgjigjet opozitës: Të pabesueshme shfaqjet e kukullave opozitare në mbrojtje të klasave kolektive