Transmetuar më 17-09-2018, 17:16

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka hedhur akuza të forta ndaj Rusisë duke pretenduar se po përpiqet të pengojë anëtarësimin e këtij shteti në Aleancën Euroatlantike.

Në fjalimin që mbajti në një forum në Uashington, Stoltenberg u shpreh se po vihet re e njëjta përpjekje si në  Mal të Zi, ku dështoi grushti i shtetit.

“Rusia tenton që të pengojë anëtarësimin e Maqedonisë në NATO, siç bëri edhe me rastin e Malit të Zi, ku pamë edhe tentativë të dështuar për grusht shtet”, deklaroi Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës.

Ai shprehu domosdoshmërinë e pjesëmarrjes masive në referendumin e 30 shtatorit në Maqedoni, ku qytetarët do të votojnë për marrëveshjen me Greqinë për çështjen e emrit.

Edhe politika maqedonase ka kërkuar pjesëmarrje masive në referendum.

Madje edhe VMRO-DPMNE ka nryshuar qëndrim. /k.k/noa.al/