Transmetuar më 17-09-2018, 16:24

Pas suksesit në muzikë, Victoria Beckham tashmë prej vitesh ka gjetur një rrugë të re suksesi, atë të biznesit të saj privat.

Ish-ylli i Spice Girls prej 10 vitesh ka linjën e saj të modës.

Pikërisht, për 10-vjetorin e sipërmarrjes së saj Victoria organizoi një festë me miqtë dhe bashkëpunëtorët.

Ajo u filmua teksa bënte një interpretim për të pranishmit.

Interpretim i saj i fundit në një skenë të madhe është ai i vitit 2012 në mbyllje të Olimpiadës së Londrës.

Victoria prej vitesh është e martuar me ish-yllin e futbollit David Beckham./a.m./noa.al/