Transmetuar më 17-09-2018, 13:54
Foto ilustruese

Një grua ndodhet në gjendje të rëndë, si pasojë e një aksidenti të ndodhur pak pas mesditës së sotme në Elbasan.

Në lagjen “Syrja Dylgjeri”, duke drejtuar mjetin tip “Benz” me targa El 3566 B, Xh.B., 53 vjeç, banues në lagjen “Skëndërbej” ka aksidentuar një këmbësore.

E dëmtuara është Z.Ç., 62 vjeçe, banuese në lagjen “5 Maji” Elbasan, e cila u transportua në spital, ku ndodhet në gjendje të rëndë.

Sakaq drejtuesi i mjetit u shoqërua në komisariat për veprime të mëtejshme.

Aktualisht grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit. /a.y/noa.al