Transmetuar më 17-09-2018, 12:52

Kryeministri Edi Rama reagon ndaj gjithë atyre që janë kritikë ndaj dhënies së librave falas me të drejtë kthimi.

Ai i është përgjigjur një qytetari me emrin Eduard, nëpërmjet rubrikës “Përgjigja ime”.

Rama thotë se ruajtja dhe kthimi i librit është një çështje kulture dhe kjo nuk ka të

bëjë fare me çështjet ekonomike.

“Disa e quajnë hajni, por librat falas nga klasa e parë tek e katërta , dhe vitin tjetër presim të bëjmë deri në klasë të nëntë, nuk është e tillë. Kthimi i librave në fund të vitit nuk është çështje lekësh, por është çështje sjelljeje dhe kulture”, u shpreh Rama.

Madje asi përmendi edhe Suedinë, për të cilën tha se ndjek të njëjtën praktikë.

Sipas tij, libri nuk është për tu ngrenë dhe as për tu zhgarravitur, madje thotë se sot shumëkush e ka harruar librin.

“Ata nuk stresohen nga nevoja për të mbajtur, as nuk ndihen keq se libri është për t’u ndarë me të tjerët. Shkolla jonë po rilind, gjithnjë e më shumë nxënës të mirë janë të gatshëm të shkëlqejnë si këtu, por edhe në vendet ku kanë shkuar”, shprehet kreu i qeverisë. /a.y/noa.al