Transmetuar më 17-09-2018, 09:12

Një operacion i policisë së Vlorës i koduar “Oriku-2018”, ka vënë në pranga një person të dyshuar për një sërë vjedhjesh në banesa të ndryshme, në Orikum.

Erjon Baraj, 23 vjeç, banues në Vlorë, u arrestua mbrëmjen e kësaj të diele.

Baraj, dyshohet si autor për vjedhjet e banesave në pronësi të shtetasve E.P., dhe M.D., në datën 14 shtator 2018, në Orikum.

Nga hetimet e kryera, ka rezultuar se i riu dyshohet të jetë autorë i katër vjedhjeve të tjera, për të cilat po punohet për dokumentimin e plotë të tyre:

-Në datën 14 shtator, vjedhje e mbetur në tentativë e banesës së shtetasit A.Sh., Orikum.

-Në datën 14 shtator, vjedhja e shtetasit Y.L., Orikum.

-Në datën 18 gusht, vjedhja e banesës së shtetasit A.R., Orikum.

-Në datën 11 shtator, vjedhje e mbetur në tentativë e banesës së shtetasit J.K., Vlorë.

Nga ana e policisë u sekuestruan në cilësinë e provës materiale bizhuteri floriri me vlerë, unaza, varëse, vëthë, medaljon etj., mjete të ndryshme që shërbenin për kryerjen e vjedhjeve si çekiç, kaçavida, çelësa mekaniku etj., dhe rroba të veshura për kryerjen e vjedhjeve, fiksuar edhe nga kamerat e sigurisë. /a.y/noa.al