Transmetuar më 16-09-2018, 21:39

Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim Luan Rama i ka dedikuar një urim Fatos Nanos, me rastin e ditëlindjes.

Urimin ai e ka bërë nëpërmjet rrjeteve sociale, ku ka publikuar edhe një fotografi.

Ai ka zgjedhur një foto nga vitet 2000, teksa shihet në krah të Nanos, kohë kur drejtonin Partinë Socialiste.

“Gëzuar ditëlindjen Fatos Nano! Jetofsh gjatë e gëzofsh sa të jetosh!

Dhe në vend të kartolinës, këtë foto të 16 shtatorit të vitit 2000, si kujtim nga ajo kohë kur drejtonim Partinë Socialiste, dhe kur ditëlindjen tënde nisnim t’a festonim gjithnjë nga Pezën lavdimadhe e historisë së antifashizmit…”, ka shkruar Luan Rama./a.k/noa.al/