Transmetuar më 16-09-2018, 15:13

Një djalë vetëm 15 vjeç, humbi jetën pasi u rrëzua në hapësirën e aspirimit të qendrës tregtare Sarca, në Sesto San Giovanni të Milano, Itali.

Adoleshenti duke lozur me shokët ishte zvarritur deri sa ishte ngjitur në tarracën e godinës.

Por kur u zbulua nga punonjësit e sigurisë, tentoi të largohej, duke u rrëzuar nga 25 metra lartësi.

“Donim që të bënim një fotografi selfie, që të tregonim se ndodheshim në majën e kinemasë Skyline”, thanë shokët e tij, pas ngjarjes së rëndë të ndodhur rreth orës 22.30 të së shtunës.

Gjatë tentativës për ti shpëtuar punonjësve të sigurisë, i riu u rrëzua në hapësirën e ajrimit, ku si pasojë e dëmtimeve të marra gjeti vdekjen. /a.y/noa.al