Transmetuar më 16-09-2018, 13:22

Nuk donte që të sillte në jetë fëmijën, kështu që mori një sërë drogash me qëllim që të vriste fetusin. Bailey Kitchens, 19 vjeçe, rrëfeu se kishte marrë ekstazi dhe adderal, pasi kishte zbuluar se kishte ngelur shtatzënë, ndërkohë që nuk donte të bëhej me fëmijë.

Shtatzënia ishte në fazë shumë të avancuar për të abortuar, kështu që ajo vendosi që të marrë drogë, por nuk ia arriti qëllimit të saj.

Bailey vendosi që ta jepte fëmijën në birësim, por vogëlushi nuk arriti që të përqafojë familjen që do e rriste. Vogëlushi Rylan, erdhi në jetë gjashtë javë para kohe dhe gjeti vdekjen më 7 shtator, dy javë pasi kishte dalë nga spitali ku kishte lindur.

Bailey kishte vendosur që ta merrte djalin me vete, në shtëpinë e saj në Laurel, Mississipi, SHBA, dhe ishte pikërisht aty që vdiq, duke i zënë frymën në krevat, por me sa duket në mënyrë aksidentale.

Vajza gjatë marrjes në pyetje deklaroi se nuk donte që djali të vdiste, por pranoi se gjatë shtatzënisë kishte marrë drogë, me synim për ta abortuar, shkruan noa.al.

Madje pas lindjes së djalit, ajo e kishte rimenduar birësimin, si dhe kishte shkruar në Facebook se mëmësia është një dhuratë e madhe dhe se dëshironte që ta rriste fëmijën e saj. /a.y/noa.al