Transmetuar më 16-09-2018, 11:40

Gjatë natës mes të shtunës dhe të dielës, është djegur një klinikë dentare, në zonën e Laprakës në Tiranë.

Në vendin e ngjarjes, janë gjetur njolla gjaku, çka shton dyshimet për zjarrvënie të qëllimshme.

Mësohet se klinika është në pronësi të dentistit Besian Tusha, i cili ka bërë denoncim në polici, për gjithë sa ka ndodhur.

Dyshohet se autori i zjarrvënies, mund të jetë dëmtuar në momentin që ka thyer xhamin e derës së klinikës, gjatë vënies së zjarrit.

Sakaq nga ana e policisë është shoqëruar një person, i cili mund të ketë dijeni për ngjarjen.

Ndërkohë Tusha po merret në pyetje, për të zbuluar konflikte të ndryshme që mund të ketë pasur. /a.y/noa.al