Transmetuar më 16-09-2018, 09:58
Foto ilustruese

Një person i dënuar më Shqipëri dhe Itali, është vënë në prangat e policisë së Beratit.

I arrestuari është Edison Bega, banues në Kuçovë, i arrestuar këtë të shtunë.

Kapja dhe ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Beratit më 14 prill 2016, e ka dënuar me 6 vjet burg për veprën penale “Pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

Bega ka qenë i dënuar dhe nga Gjykata e Apelit Për Krimet e Renda Torino në vitin 2008.

Gjykata italiane e ka dënuar për veprat penale “Pjesëmarrje në organizata kriminale” dhe “Shfrytëzim prostitucioni”.

Për ndjekje të mëtejshme në ngarkim të tij materialet iu referuan Prokurorisë. /a.y/noa.al