Transmetuar më 16-09-2018, 08:08

Ka vetëm 20 ditë që është bërë nënë, por kjo duket se nuk e ka penguar këngëtaren Adelina Tahiri, që t’iu kthehet festave dhe jetës së natës.

Mbrëmjen e kësaj të shtune ajo ka qenë në ditëlindjen e një të afërmi të së shoqit.

Teksa e uron për ditëlindjen ajo ka publikuar një fotografi, ku shihet me të shoqin dhe personin që ka ditëlindjen.

Ndërkohë ajo ka publikuar edhe pamje ku shihet me një fustan të zi transparent, ku nuk duken të kenë mbetur lëshime nga lindja.

Kujtojmë se më 27 gusht, këngëtarja u bë nënë për herë të parë duke sjellë në jetë të birin Jon.

Në fillim të këtij viti, Adelina lidhi kurorë me avokatin e pasur maqedonas Serjozha Markov, i cili është rreth 50 vjeç, ndërkohë që Adelina Tahiri nuk i ka mbushur as të 30-at. /a.y/noa.al