Transmetuar më 15-09-2018, 21:34

Gazetari i Weather Channel, Mike Seidel, teksa po raportonte për Uraganin Florence nga Karolina e Jugut të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, është shtirur sikur zona është përfshirë nga erëra të fuqishme.

Në video shihet se ai ka futur këmbët në bar dhe qëndron në atë pozitë që të mos e rrëzojë “era”.

Nga ana tjetër dy kalimtarë shihen se si lëvizin lirshëm në sfond, duke lënë të kuptohet se nuk ka ndonjë stuhi.

“Megjithatë, nuk fluturoi me erën”, ka qenë një prej komenteve të shumta, për gazetarin që bëri xhiro në Twitter.

Zyrtarët e kanalit televiziv e mbrojtën gazetarin e tyre, duke thënë se ai ishte në panik dhe mbivlerësoi situatën, për shkak të situatës së rënduar nga uragani.

Më poshtë keni videon: