Transmetuar më 15-09-2018, 19:57

Një aksident ka ndodhur në Tiranë.

Aksidenti mësohet se ka ndodhur në orët e pasdites së sotme, pranë urës në Kamëz.

Një autobus i linjës Tiranë-Kamëz është përplasur me një automjet tip “Opel”.

Makina drejtohej nga një grua dhe sipas dëshmitarëve ishte shtatzënë.

Ajo është transportuar në spital për marrjen e ndihmës mjekësore.

Nuk dihen ende shkaqet e aksidentit, ndërsa Policia ka nisur hetimet./a.k/noa.al/