Transmetuar më 15-09-2018, 19:42

Ramadan Krasniqi i njohur si Dani dhe Labinot Tahiri i cili njihet si Labi janë dy këngëtarë të spikatur të muzikës shqiptare.

Këngët e tyre pëlqehen pasivisht në audiencën shqiptare.

Ata së fundmi janë bërë bashkë dhe kanë publikuar një duet.

Kënga e publikuar prej tyre gjatë ditës së sotme, mban titullin “Falem”.

Kënga është një baladë kushtuar dashurisë dhe e interpretuar mjaft bukur nga dy këngëtarët.

Për muzikën e këtij dueti është kujdesur Irkenc Hyka ndërsa teksti është shkruajtur nga Petro Xhori.

Këtë duet, mund ta shijoni në videon e mëposhtme./a.k/noa.al/