Transmetuar më 15-09-2018, 18:57

Prokurori Kombëtar i Antimafias e Antiterrorizmit italian, Federiko de Raho, tha sot në një komunikim me mediat se në territorin italian më të pranishme janë mafiet shqiptare dhe ato nigeriane.

"Ndaj mafias nigeriane e mafias shqiptare është përqëndruar vëmendja e hetimeve me tona", tha Prokurori i Antimafias Italiane.

Sipas tij, mafia shqiptare, vepron në pozitë të barabartë me klanet mafioze italiane me të cilat bën biznes për të administruar së bashku trafiqet ilegale.

Gjithashtu ai ka theksuar se pas disa vitesh mosveprim, në territorin italian ka rinisur dhe trafiku i kontrabandës së cigareve, i organizuar nga mafiet e huaja të pranishme në Itali e që nuk duhen nënvlerësuar.

Prokurori i Anitmafias ka deklaruar se ka kërkuar ngritjen e një komisioni Antimafia në Parlamentin Italian, mungesa e të cilit aktualisht ka krijuar një problem në aktivitetin e Antimafias italiane. /k.k/noa.al/