Transmetuar më 15-09-2018, 10:17
Skafi me kanabis

Policia italiane ka finalizuar një tjetër operacion anti-drogë në kuadër të të cilit janë sekuestruar një sasi prej dy tonësh lëndë narkotike e llojit kanabis.

Në pranga kanë rënë dy shtetas shqiptarë identitetet e të cilëve nuk bëhen me dije.

Policia kishte marrë sinjale për një skaf të dyshimtë në det të hapur.

Pasi bëri lokalizimin, forcat e Guardia di Finanzzia-s u vunë në ndjekje përmes mjeteve ujore dhe një helikopteri dhe bënë të mundur kapjen e mjetit lundrues.

Në të ishin plot dy tonë kanabis të paketuara dhe gati për treg.

Sipas informacioneve nga policia italiane, skafi rezulton se është nisur nga brigjet shqiptare ku ka marrë ngarkesën.

Skafi me drogë u bllokua në brigjet e qytetit të Viestes. Policia italiane po punon për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në linjën e trafikut./a.m./noa.al/