Transmetuar më 14-09-2018, 23:28

Arben Kristopulli i paralizuar nga këmbët jeton vetëm prej vitesh pa asnjë njëri që të kujdeset për të.

I vetmi që e viziton dhe e ndihmon është një djalë i sëmurë mendor.

Kushtet e këqija në të cilat jeton e kanë detyruar që para disa ditësh të tentoj vetëvrasjen. Fiks Fare e takoi nga afër Arbenin dhe zbuloi gjendjen e mjerueshme në të cilën ai jeton. Dhoma ku ai banon është e mbushur me bidonë me urinën e tij të një viti.

54- vjeçari kërkon vetëm një karrocë që të mund të lëviz nëpër banesë.

E pas interesimit të Fiks Fare, ka reaguar Shërbimi Social Shtetëror i Fierit, që i ka garantuara karrocën e invaliditetit, si edhe ka bërë edhe dezinfektimin e banesës ku ai jetonte.

Për më tepër ndiqni videon: