Transmetuar më 14-09-2018, 18:18
Foto ilustruese

Arrestohet pas disa muajsh autori i plagosjes së një personi në Kamicë të Malësisë së Madhe.

Nga strukturat Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, me mbështetjen e FNSH Shkodër, kapën dhe ndaluan Lulzim Hasanajn, 48 vjeç, banues në fshatin Kamicë, Malësi e Madhe.

Ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Shkallës së Parë Shkodër, ka vendosur masën e sigurimit personal “Arrest në Burg“ për veprat penale të “Vrasjes me dajshe, në tentative, kryer në bashkëpunim” si dhe “Prodhimit dhe mabjtjes pa leje të armëve dhe municioneve luftarake”.

Ai është bashkautor i plagosjes me armë zjarri i shtetasit Y. B. ngjarje kjo e ndodhur më datë 05 maj të këtij viti, në fshatin Kamicë, Malësi e Madhe.

Materialet iu referuan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për veprime të metejshme. /k.k/noa.al/