Transmetuar më 14-09-2018, 11:43
Foto ilustruese

Jetëgjatësia e njeriut varet edhe nga mënyra se si e ka ndërtuar aktivitetin e përditshëm.

Edhe vetë ne kemi shumë në dorë për të jetuar më gjatë.

Nëse ju ndiqni pesë këshilla bazë, atëherë i rrisni shanset vetes të jetoni 10 vite më shumë sipas një studimi të kryer nga Shkolla e Harvardit për Shëndetin.

Kjo gjë arrihet nëse ju ushqeheni shëndetshëm, kryeni aktivitet fizik të rregullt, kujdeseni për peshën, nuk konsumoni alkool dhe as duhan.

Studimi i kryer ka zgjatur plot 34 vite. Pjesë janë bërë 78.865 gra si dhe 44.354 burra.

Ata persona që respektonin pesë faktorët e përmendur më sipër, jetuan më gjatë.

Në të njëjtin konkluzion është arritur edhe nga kryerja e disa hulumtimeve të tjera./a.m./noa.al/