Transmetuar më 13-09-2018, 14:34

Prag tragjedie në një plazh të Greqisë, në Zante.

Një shkëmb u shkëput dhe ra në det, në zonën Nauagio.

Shkak për shkëputjen e masivit shkëmbor është krijuar një dallgë e madhe që u përplas në breg.

Në momentin e ngjarjes, plazhi ishte i populluar nga dhjetëra pushues, të cilët të kapur nga paniku largohen me shpejtësi.

Mediat greke kanë publikuar pamjet të cilat janë filmuar nga vetë plazhistët, ndërkohë që thuhet se në momentin e shkëputjes së shkëmbit, ndodheshin tre varka me pushues në det.

Raportohet se e plagosur ka mbetur një pushuese, ndërsa tre të tjerë janë zhdukur. /k.k/noa.al/