Transmetuar më 11-09-2018, 20:19

Rrushi është produkri kryesor i një tavoline me ushqime të shëndetshme në këtë muaj shtator.

Të gjitha shtëpitë që kanë vreshta, qoftë edhe pak, gjatë këtyre ditëve, mbajnë pak erë rrush të fermentuar sepse është pikërisht koha për të zier rakinë apo për ta bërë rrushin verë.

Mirëpo, nuk përdoret vetëm për këto. Sigurisht që nëse keni dëshirë mund ta lini mënjanë dietën e të deheni sa të doni.

Thuhet se rrushi është frut me shumë sheqer por në fakt ka edhe shumë vlera ushqyese, ka mjaft ujë në përbërje dhe konsiderohet si detoksifikues.

Kaliumi dhe natriumi që përmban rrushi na bën më të bukur. Dieta e rrushit ju lejon të humbni deri në 2 kg në një javë. Që të përfitoni sa më shumë, hani rreth 500 gr rrush në ditë.

Shpërndajeni marrjen e tij në 6 vakte. Çdo vakt i varfër në kalori të tjera gjatë kësaj diete 1 javore, (karbohidrateve e proteinave), duhet të përfundojë me rrush ndërsa, mesvaktet duhet të jenë me lëng të shtrydhur rrushi ose frut i freskët. /k.k/noa.al/