Transmetuar më 11-09-2018, 08:53

Plotë 300 monedha floriri të epokës romane dhe objekte të tjera me vlerë, u gjetën brenda një qypi, të ruajtura mirë, gjatë disa gërmimeve në Como të Italisë.

Gjetja e pazakontë, u prezantua nga ministri i Kulturës, Alberto Bonisoli, i cili foli për një rast më se të jashtëzakonshëm.

“Është një zbulim epokal, një nga ato që shenjojnë historinë. Nuk jemi ende në gjendje që ta kuptojmë, por ky është një mesazh që na vjen nga paraardhësit tanë”, u shpreh Bonisoli.

Amfora e gjetur, daton në shekullin e katër para lindjes së Krishtit, ose në periudhën bizantine.

Ajo u gjet në një metro, gjatë gërmimeve në një zonë ku dikur ka qenë kinemaja, në një zonë historike të qytetit italian. /a.y/noa.al